Dollari tjetër rekord, kalon mbi 126 lekë, bie euro

04/03/2015 1:02 PM 0 komente

Monedha e gjelbër ka arritur një tjetër record gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 126.04 lekë, 0.48 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ky është një tjetër nivel më i larti në 12 vjet, që nga prilli 2003.

Euro ka shënuar një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 140.29 lekë, 0.07 lekë më pak se një ditë më parë.

Në bursat ndërkombëtare dollari ka vijuar të këmbëhet në nivele të qëndrueshme. Euro u këmbye me 1.1169 euro për dollarë. Ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo preku nivelin më të ulët që nga fundi i janarit, 1.1155 euro për dollarë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of