FIFA ka nxjerrë renditjen për muajin korrik ku Shqipëria është ngjitur në vendin e 22-të, renditje e cila ka sjellë përfitimin e 14 vendeve njëkohësisht.
Fitorja 3-0 me Serbinë dhe fitorja e miqësores 1-0 me Francën në “Elbasan Arena” kanë ndikuar që kuqezinjtë të ngjiten për herë të parë në historinë e tyre në vendin e 22-të.
Me 888 pikë skuadra e De Biazit ka lënë mbrapa Francën, e cila ka 882 pikë dhe Danimarkën, e cila renditet në vendin e 25-të me 876 pikë.