“Marquardt”, kompania gjermane që hapi në zonën industriale Karasllari në Veles fabrikën e re ka investuar rreth 35 milionë euro, ndërsa pritet që të punësohen rreth 600 persona. Në fabrikë do të prodhohen pjesë të automobilave për marka të mëdha gjermane si Mercedes, Audi dhe BMV.
Sikundër deklaruan nga kompania vendimi për investim në Maqedoni, e morën për shkak të kualifikimit të fuqisë punëtore dhe politikës stabile ekonomike.
“Markart” është themeluar në vitin 1952. Deri më tani ka hapur fabrika në shumë vende nëpër botë, ndërsa qarkullimi vjetor i kompanisë është rreth 700 milionë euro.