Itali, pas humbjes në zgjedhje, Renzi jep dorëheqjen

07/03/2018 9:46 AM 0 komente

Ish-kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi, njoftoi të hënën në mbrëmje se do të largohej nga drejtimi i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë pas humbjes së forcës së tij, e cila arriti të sigurojë vetëm 18,7% të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

“PD-ja pësoi një humbje të qartë dhe të dukshme dhe është evidente që në këto kushte unë heq dorë nga drejtimi i partisë”, deklaroi Renzi për median duke saktësuar se nuk do të merrte pjesë në kongresin e ardhshëm të partisë.

Në aspektin individual, Matteo Renzi, i konsideruar si përgjegjës i humbjes së PD-së, rifitoi bindshëm në bastionin e tij në Firence me rreth 44% të votave.

Por ky rezultat është ende larg nga ai i kreut të Lëvizjes 5 Yjet (M5S, antisistem), Luigi Di Maio, që fitoi më shumë se 60% të votave në zonën e tij pranë Napolit.

Ligji zgjedhor italian parashikon në fakt zgjedhjen e një të tretës së deputetëve dhe senatorëve në sistemin mazhoritar me një raund dhe kandidati që siguron më shumë vota në zonën e tij elektorale shpallet fitues.

Vendet e tjera janë ndarë sipas sistemit proporcional brenda listave të paraqitura nga partitë apo koalicionet në zona e mëdha zgjedhore. /TRT

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of