Ja se cilat janë vendet më romatike në botë

08/08/2018 3:45 PM 0 komente

Ndër 20 vendet më romatike në botë, Parisi, Santorini dhe Vencia janë ato që renditen në tre vendet e para.

Sipas një sondazhi të kryer gjatë kohëve të fundit, kryeqyteti francez, ishulli i vogël grek dhe qyteti i mrekullueshëm Italian janë ndër vendet më romantike në botë.

Këtë renditje e kryeson në vend të parë, Parisi, ndërsa ishulli grek i Santorinit renditet i dyti, dhe Venecia e treta.

Më pas renditja vazhdon me vendin e katërt ku ndodhet qyteza e Pozitanos në brigjet Amalfi.

Në vendin e pstë ndodhet Maui në Hawaii, i cili ka një vijë bregdetare prej 48 km.

Belgjika renditet e gjashta, duke ia kaluar kështu ishullit Bora Bora që ndodhet në vend të shtatë dhe malit Kirkjufell në Islandë në vend të tetë.

Më pas vjen Ishulli Cerf në Afrikë dhe ishujt Gili në Bali.

Renditja vazhdon më tej me Shën Petersburg, Rusi (11); Agra dhe Taj Mahal në Indi (12), Moher në Irlandë (13), Amsterdami (14), ishujt Galapagos (15), ishujt Whitsunday në Australi (16), Big Sur, Kaliforni (17), San Fransisko (18); Liqenet Fuji në Japoni (19) dhe Zanzibari (20).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of