Presidenti, Rodrigo Duterte, ka urdhëruar mbylljen e një prej ishujve më të njohur të Filipineve, që prej datës 26 prill.
Një veprim i tillë vjen menjëherë pas frikës, se një prej bukurive natyrore mund të shkatërrohet përfundimisht dhe të shndërrohet thjesht në nëj grumbullim masiv plerash.
Ishulli Boracay vizitohet afërsisht nga rreth 2 milionë turistë çdo vit dhe gjerneron rreth 1 miliardë të ardhura në ekonominë filipinase.
Pronarët e binzesve në këtë zonë janë shumë të shqetësuar nga një veprim i tillë, sepse ata shprehen se nuk e dinë sesi do t’ia dalin mbanë pas mbylljes.
Sipas disa ekspertëve, marrja e një mase të tillë për të mbyllur këtë ishull mesa duket bie në kontradiktë edhe me miratimin e fundit të qeverisë për të ndërtuar në këtë ishull një kazino me vlerë 500 milionë dollarë së bashku me një rezort gjigand.
Zëdhënsi i Presidencës th për mediat se mbyllja e këtij ishulli që për vendasit konsiderohet si parajsë sepse ata duan që një mrekulli të tillë ta trashëgojnë edhe në brezat e tjerë.
Rreziku i parë për ta mbyllur këtë ishull ndodhi në shkurt kur Duterte akuzoi një numër biznesesh që operonin në këtë zonë se hidhnin mbeturinat e tyre në ujërat e ishullit, duke shkatërruar të gjithë mrekullinë e botës nënujore të tij.
Sipas autoriteteve rreth 195 biznese nuk veprojnë sipas rregullave të caktuara për të mbrijtur mjedisin.