Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndryshoi në rritje parashikimin për rritjen e ekonomisë në 2017-ën nga 2% në 2.9% që kishte bërë në nëntor të 2016-ës.
Ekonomia kroate do të mbështetet nga kërkesa e brendshme , e ndjekur nga ulja e taksave, rritja e fortë e të ardhurave të turizmit, por edhe nga rënia e papunësisë.
BERZH, thekson se në vitin 2018 ekonomia kroate do të ngadalësojë ritmin e rritjes në 2.6% pjesërisht për shkak të efekteve të brendshme.
Në termat afatshkurtër, BERZH thekson se ndikimin negativ do të sjellin turbullira fiskale të shkaktuara nga falimenti i kompanisë më të madhe private Agrokor, borxhet e së cilës zënë 15% të PBB-së.
Sipas BERZH, rritja në terma afatmesëm do të mbetet e dobët për shkak të borxheve të shumta që ka sektori privat, reformave ende në proces për përmirësimin e klimës së biznesit, por edhe thithjes së ngadaltë të fondeve të BE-së.