Firmat kanë problem me pagesën dhe humbin partnerët e huaj. Në kundërshtim me pohimet e Ministrisë së financave, anketën e Odës ekonomike e vërtetoi qëndrimin se ka problem me mbledhjen e borxhit. 45 për qind e një mijë kompanive të anketuara nuk mund të mbledhin borxhet para së gjithash nga institucionet shtetërore.
“Përveç kësaj që ka problem me grumbullimin e dobët të kërkesave edhe nga kompanitë vendase, por edhe nga partnerët e huaj, është konstatuar se pothuajse është pamundësuar pagesa nga sektori publik. Në vetë anketën bëhet thirrje të respektohen dispozitat e Ligjit për disiplinë financiare dhe fokusi të vihet në sektorin publik”, deklaroi Biljana Peeva Gjuriq, Oda ekonomike e Maqedonisë.
Njoftimi për sanksionet e mundshme nga Bashkimi Evropian e vë Maqedoninë në zonë rreziku. Biznesmenët paralajmërojnë se për shkak të sanksioneve të mundshme, kompanitë e Maqedonisë më vështirë bashkëpunojnë me partnerët e huaj.
“Dhe kjo gjithashtu tregon se shqetësim i tyre është se kompanitë tona vendase nuk do të munden në kohë dhe rregullisht ti furnizojnë kompanitë në pajtim me kushtet e kontraktuara”, tha Biljana Peeva Gjuriq, Oda ekonomike e Maqedonisë.
Në një anketë të realizuar nga data 19 deri më 22 të këtij muaji, disa biznesmenë apo 37 për qind e të anketuarve thonë se po anulohen vizitat nga partnerët potencial të huaj, por edhe se anulohen kontratat e nënshkruara tashmë me blerësit nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Rusia.
Të dhënat tregojnë se përqindja më e madhe e eksporteve të përgjithshme ose 77 për qind është pikërisht në shtetet anëtare të BE-së, kështu që sanksionet eventuale do të jenë një goditje e rëndë në gjithë ekonominë e Maqedonisë./ Alsat M