Marrëveshja politike garanton stabilitetin financiar në vend

18/05/2017 1:32 PM 0 komente

Operatorët ekonomikë janë qetësuar pas marrëveshjes politike, tregjet janë të relaksuara dhe institucionet financiare ndjehen me të sigurta.

Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani  u shpreh sot se stabiliteti financiar ka nevoje më shumë se kurrë për marrëveshjen politike.

Tregjet financiare nën mbikëqyrjen dhe rregullimin e AMF, tregu i sigurimeve, tregjet e letrave me vlere, fondet e pensioneve private dhe ndërmjetësit financiar nuk kanë nevojë për riskun politik që nëse do të zgjaste mund të bëhej i pamenaxhueshëm nga rregullatorët, shtoi ati .

Melani konsideron se, stabiliteti financiar është në funksion të rritjes ekonomisë reale, rritjes se besimit konsumator, thellimit dhe zgjerimit të shërbimeve financiare dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe sociale të shoqërisë

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz