Symphony, një shërbim i mbështetur në Wall Street, blen Bloomberg
Bizneset fillestare zakonisht përpiqen fort për t’u vënë re. Symphony, një shërbim i ri komunikimi mbështetur nga një konsorcium prej 15 firmash financiare, nuk e ka këtë problem. Përurimi i saj më 15 shtator u parapri nga spekulimet e ‘dhunshme’ jo vetëm për atë që mund të bëjë Symphony, por cilat janë kompanitë dhe produktet që mund të bëjnë dëm kolateral, nëse rezulton të ketë sukses.
Në krye të listës është Bloomberg, ofruesi më i madh në botë i informacionit financiar (kryeredaktor i përgjithshëm i ri i të cilit është John Micklethwait, një ish-redaktor i The Economist). Por objektivat e menjëhershme janë platformat e bashkëpunimit në internet për kompanitë, të tilla si Slack, të cilat janë bërë gjithmonë e më shumë popullore. Me kalimin e kohës, krijuesit e saj shpresojnë, që Symphony do të zhvillohet në një qendër për të gjitha llojet e biznesit dhe bashkëveprimit social – një Facebook pa gjithë rrëmujat dhe vetëpromovimin e panevojshëm – që mund të bëhet një alternativë ndaj produktit më të pranishëm të komunikimit dixhital në botën e biznesit: email.
Rrënjët teknike të Simphony gjenden sërish në një kompani tjetër, Perzo, e themeluar nga David Gurle, një ish-ekzekutiv i Microsoft dhe Thomson Reuters. Cilado të ishin qëllimet fillestare të Perzo, interesi në platforma të tilla komunikimi është rritur në Wall Street si pasojë e lajmeve në vitin 2013 se gazetarët në Bloomberg mund të kenë mbledhur disa informacione nga monitorimi i sistemit të mesazheve në terminalet e kompanisë. Ky është një kanal i rëndësishëm për korrespondencën mes tregtarëve, bankierëve dhe madje edhe zyrtarëve.
Indinjata që ka rezultuar nga një fakt i tillë mund të ketë shërbyer si oportunitet: bankat kanë qenë të pakënaqura se një njësi ekonomike e jashtme jo vetëm që kontrollon një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së tyre të komunikimit, por paguan aq shumë për këtë gjë. Goldman Sachs filloi ndërtimin e rrjetit të vet dhe më pas udhëhoqi blerjen e Perzo në vitin 2014 dhe krijimin e sindikatës së pronësisë së Symphony. Kjo përfshin edhe Bank of America, BlackRock, Citigroup, JPMorgan Chase, Morgan Stanley dhe të dyshuar të tjerë të zakonshëm.
Kjo lloj mbështetje do të thotë se Symphony ka shansin për t’u bërë një platformë në mbarë industrinë. Por versioni i saj fillestar është menduar për përdorim brenda një kompanie të vetme. Shërbimi u mundëson punonjësve, ndër të tjera, të formojnë grupe diskutimi dhe ofron mekanizmat që e bëjnë të lehtë shpërndarjen e informacionit të jashtëm të tilla si raportet hulumtuese. Ajo gjithashtu u lejon firmave të konsolidojnë shërbimet e tyre të shumta të mesazheve. Z. Gurle, tani shefi ekzekutiv i Symphony, thotë se një nga firmat financiare, konsultuar gjatë zhvillimit të Simphony, përdor gati 44% të sistemeve.
Por zoti Gurle ka plane shumë më të mëdha se sa thjesht konsolidimi i komunikimit. Simphony është ndërtuar në mënyrë të tillë që grupet e përdoruesve të brendshëm krijuar në Simphony të mund të zgjerohen për të përfshirë të punësuarit nga firmat e tjera dhe më pas, më në fund, konsumatorët.
Një hap i qartë do të ishte që firmat financiare të hapin sistemin ndaj klientëve të tyre të menaxhimit të pasurisë.
Shërbimi do të sigurojë qasje ndaj një rrjedhe të informacionit financiar. Tri kompani kanë rënë dakord për të siguruar lajme dhe të dhëna për publikimin e parë nga Symphony: Dow Jones, Standard & Poor’s Capital IQ dhe Selerity, një kolektor informativ që ofron një sistem filtrimi për të siguruar përmbajtje relevante bazuar në interesat e përdoruesit.
Ky formacion së shpejti do të plotësohet nga një strukturë që përdoruesit të paguajnë për përmbajtjen e mëtejshme, që me sa duket do të ketë të gjitha llojet e ofruesve të informacionit në ndjekje të informacionit.
Pyetja e madhe përpara prezantimit të Simphony ishte se si do të bashkoheshin objektivët në dukje kontradiktorë për të siguruar privatësinë e përdoruesve, ndërsa duhet të ishin të hapur ndaj rregullatorëve financiarë.
Sipas një marrëveshjeje me Departamentin e Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut, e cila u shpall një ditë përpara prezantimit të shërbimit, të gjitha mesazhet në Simphony do të kopjohen dhe do të mbahen nga një njësi ekonomike e pavarur për të paktën shtatë vjet. Kodimi do të thotë se këto mund të lexohen vetëm me lejen e kompanisë së përfshirë, por marrëveshja gjithashtu garanton se të dhënat do të ruhen dhe se një vendim gjykate mund të detyrojë bashkëpunimin.
Diskutimet me një sërë rregullatorësh në vende të tjera për t’i bindur ata të nënshkruajnë këtë metodë vijojnë ende.
Më e rëndësishmja është ndoshta se Symphony do të jetë e lirë: 15 dollarë në muaj për përdorues. Kjo është vetëm një pjesë e 1700 dollarëve në muaj që kushton një terminal i Bloomberg. Por çmimi vendosur nuk do të garantojë suksesin e Symphony.
Sfiduesit e tjerë të Bloomberg kanë dështuar, kryesisht për shkak se është jashtëzakonisht e vështirë të ‘rrëzosh’ një shërbim mesazhesh që gëzon gati monopol në mesin e njerëzve që përfshihen në sektorin e financës.
Pavarësisht ‘acarimit’ të herëpashershëm të bankierëve, Bloomberg është edhe depo e një besimi të pamat: të dhënat e saj janë ‘kyçe’ se sa produkte janë vlerësuar, çmuar dhe tregtuar.
Ëmbëlsi e hidhur
Përparësia më e madhe e Symphony, struktura e saj e pronësisë, mund të jetë gjithashtu një burim dobësie. Nëse Symphony rezulton të jetë një sukses i madh, a do të lejohet vërtet konsorciumi i Wall Street të kontrollojë një platformë kritike për komunikimet globale financiare?
Nëse Symphony ia del mbanë, prisni të dëgjoni duartrokitje dhe më pas, ndoshta, publiku do të kthehet.