Tradicionalisht, më 10 gusht është nata e Shën Lorencit, ose ndryshe në folklorin popullor nata e yjeve që bien apo lotët e Shën Lorencit. Nga një pikëvështrim shkencor, është nata për të parë dushin e meteorëve të Perseidëve.
Megjithatë moment më i mirë për të parë yjet që bien është midis 12 dhe 13 gushtit kur regjistrohet aktiviteti më i madh i Perseidëve.
Gjatë pushimeve, një natë romantike në dritën e Hënës nuk mund të mungojë dhe nuk ka asgjë më bukur se të shohësh një yll që bie dhe të shprehësh një dëshirë! Sigurisht në fshatrat turistikë dhe në disa qytete turistike, të gjesh një vend me pak drita, ku mund të shijoni shiun e dritës së yjeve që bien nuk është e thjeshtë…
Për fat të mirë ka disa aplikacione që ju vijnë në ndihmë…
1.Google Sky Map
Google Sky Map është shumë I dobishëm për të identifikuar kostelacionet e ndryshme. Mjafton të kërkoni për shembull Arushën Polare dhe telefoni, nëpërmjet fotokamerës do t’ju tregojë se ku të shikoni për ta gjetur.
2.Mappa Stellare
Një tjetër aplikacion është Mappa Stellare. Funksionon në mënyrë të ngjashme me Google Sky Map – mjaft që të kërkoni një kostelacion të veçantë dhe aplikacioni, duke përdorur GPS dhe një hartë në 3D, do t’jua shfaqë. Ndër të tjera ju mund të shikoni qiellin nga një pjesë tjetër e Tokës krahasuar me tonën dhe të gjeni shenjën tuaj zodiakale.
3.Solar Walk
Solar Walk këshillohet për ata që duan të jenë gjithnjë të azhurnuar me fenomenet astronomike më të afërta dhe të dukshme. Ju mund të përdorni edhe realitetin virtual dhe gjeolokalizimin për të shëtitur nga një anë në tjetrën e galaksisë.
4.Pocket Universe
Për gjithë ata që zotërojnë një iPhone ose iPad, Pocket Universe është guida për të zbuluar yjet. Aplikacioni ka një databazë me më shumë se 10 mijë yje dhe 88 kostelacione. Pocket Universe ka një funksion që ju lejon të zbuloni fenomenet astronomike që po ndodhin sipër nesh.
5.Mobile Astronomy
Ky aplikacion përfshin një hartë të detajuar të kostelacioneve: Çdo yll dhe çdo planet është i klikueshëm për të marrë informacione dhe për të lexuar kuriozitete të vogla. Me Mobile Astronomy ju mund të merrni lajme mbi meteorët, eklipset hënore apo asteroidet.
6.Star Walk
Nëse keni një pajisje Apple, përfshirë edhe Apple Watch, Star Walk është një aplikacion që duhet ta keni patjetër. Është një guidë e thjeshtë dhe intuitive yjore. Ajo përfshin një databazë të yjeve, kostelacioneve dhe të planetëve me fazat hënore, të shoqëruara me fotografi me rezolucion të lartë dhe pamje të marra direkt nga Wikipedia. Po ashtu ka edhe një funksion që ju lejon të udhëtoni në kohë për të parë se çfarë ka ndodhur tek planetët dhe yjet. Star Walk kushton 2,99 euro.