Volumet e përpunimit të mallrave në porte dhe në rrugë gjatë janarit 2019 ishin më të ulta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Portet dhe rrugët realizojnë rreth 98% të volumit të transportit në vend.
Sipas INSTAT volumi i mallrave të përpunuara në porte në muajin janar 2019 është 296 mijë ton, duke u ulur 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.249 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 64,1 %, krahasuar me janar 2018.
Në muajin janar 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 198 ton, duke u rritur 8,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Numri i fluturimeve të kryera, në janar 2019 është 1.977, duke shënuar një ulje me 3,7 % nga janarit 2018.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në janar 2019 është 66.571 pasagjerë, krahasuar me Janar 2018, me një ulje 1,1 %. Në janar 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 76,1 % të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në janar 2018 është 222.113, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë janarit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 64 mld lekë, 55,6 % e tyre u transportua me det.
Mallrat e eksportuara me det zënë 65,9 %, me rrugë 32,3 % dhe me ajër 0,3 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, janë ulur me 9,1 % dhe me det janë ulur 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në janar 2019, mallrat e importuara me det zënë 50,3 %, me rrugë 39,0 % dhe me ajër 3,6 %. Mallrat e importuara me det në janar 2019 janë ulur me 4,3 % dhe me rrugë janë ulur me 7,3 %, krahasuar me Janar 2018.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.