Parku fotovoltaik në Akërni, dorëzohen 6 oferta, investitorë nga SHBA dhe Europa

18/09/2018 1:14 PM 1 koment

Gjashtë oferta janë dorëzuar nga pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Akërni. Dorëzimi i ofertave u mbyll të hënën e kësaj jave dhe sipas Reuters, kompanitë që kanë shprehur interes, janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe  Europa edhe pse vetë ministria ka preferuar që të mos bëjë publike emrat e kompanive ofertuese. Në deklaratën që ka dhënë ministria të gjithë ofertat do të analizohen dhe vlerësohen sipas kritereve të caktuara më herët në hapjen e garës ku më të favorizuar do të jenë ata që do të instlojnë kapacitet më të madh sesa 50MW që është shkalla minimale dhe që do të shesin më mirë energjinë tek shpërndarësi.

Procedura për dhënien e parkut më të madh fotovoltaik në Ballkan u hap në fillim të gushtit dhe pritet që investimi të jetë rreth 70 milionë euro. Si risi në këtë lloj procedure është zgjedhur formula për ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW, të cilat nuk do të jenë pjesë e Masave Mbështetëse, por të cilat janë lirisht të tregtueshme në tregun e lirë, gjë që do t’i hapë rrugë krijimit të tregut të energjisë elektrike dhe Bursës Shqiptare të Energjisë.

Ky projekt për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të diellit vjen me qëllim arritjen e objektivit kombëtar tё energjisë sё rinovueshme në konsumin e energjisë, në masën 38%, objektiv ky i vendosur në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe në përputhje edhe me politikat e qeverisë shqiptare për incentivimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në hartimin e kësaj procedure, MIE është bazuar kryesisht në praktikat e procedurave ndërkombëtare të zhvilluara në këtë fushë, si dhe në Udhëzuesin “Mbi procedurat konkurruese dhe mbështetjen e burimeve të rinovueshme të energjisë”, të miratuar në mars të vitit 2018, nga Komuniteti i Energjisë dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me IRENA (International Reneëable Energy Agency).

Vendndodhja e objektit të procedurës konkurruese është përzgjedhur në Akërni të Bashkisë së Vlorës, Zona Kadastrale ZK.1007, e cila është një nga zonat më të favorshme me rrezatim më të lartë diellor dhe eficencë më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike nga impiantet diellore e cila ka një potencial të energjisë diellore prej më shumë se 1600 kËh/m².

Kohëzgjatja e Marrëveshjes së Projektit do të jetë 30 vjet dhe si pjesë e masave mbështetëse, Marrëveshja e Blerjes së Energjisë do të nënshkruhet për kapacitetin 50 MË për një kohëzgjatje 15 vjet.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

1 Koment në "Parku fotovoltaik në Akërni, dorëzohen 6 oferta, investitorë nga SHBA dhe Europa"

Notify of
avatar
Sort by:   newest | oldest | most voted
Toni
Guest

Po po. Ne fund dalin lloje si besoja i tajvanit apo taci dhe falimentojne cdo gje

wpDiscuz