A ka lidhje mes ushqimit dhe depresionit.
Studimet e shumta kanë treguan se ka korelacion mes humorit dhe çokollatës së zezë. Ajo është një zgjidhje e mirë për t’i shtuar pak gëzim ditës.
A mund të ndikojnë produktet që konsumojmë në gjendjen shpirtërore? Gjithnjë e më shumë studiuesit po binden për këtë duke dhënë përgjigje pozitive. Mirëqenia mendore e psikologjike, përtej asaj fizikes, kalon edhe nga ushqyerja e mirë. Një dietë e ekuilibruar me vlera ushqyese të rëndësishme e të dobishme për organizmin, garantojnë edhe mirëqenien psikologjike sepse sistemi nervor funksion në bazë të proceseve biokimike që për ‘punën e tyre të përditshme’ kërkojnë ushqyes si antioksidantët, proteinat, kripërat minerale, vitamina e sheqerna që ndikojnë në disa struktura cerebrale.
Edhe hekuri është një mineral i rëndësishëm për të çuar gjak në tru dhe studimet tregojnë që me një dozë të përditshme mesatare prej 14 mg, nevojat nuk përmbushen plotësisht, sidomos për gratë.
Ndër mineralet e tjera të nevojshme kundër depresionit janë edhe zinku e seleni, të aftë për të aktivizuar impulset nervore. Në vazhdimësi të listës së ushqimeve që luftojnë atë që shumë shpejt thuhet se do të jetë sëmundja e shekullit, janë edhe produktet me vitaminë B2 dhe D që mund të gjenden në gjethet jeshile.
Agrumet janë po aq të rëndësishme. Mos harroni të konsumoni edhe peshkun. Sa për brumërat nuk po ju japim këshilla specifike sepse sipas studimeve, të gjithë të intervistuarit konsumonin të paktën 2 herë në ditë.