Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes
KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën.
I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut.
Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë.
Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.
Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.
Initiale Paris 4×4 MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3 FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf) MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min TRAKSIONI – integral KAMBIO – automatike Cvt 0-100 km/h – 9,5 s KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm PESHA – 1.696 kg ÇMIMI – 43.200 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe u padit 3 herë në Gjykatën Kushtetuese. Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mosshfuqizimit të tij nga…
Flet Avokat Lulzim Alushaj Pas llogaritjeve të administratës tatimore për këstin e parapagimit të tatimit, nismës së avokatit Dr. Lulzim Alushaj për paditjen e ligjit “Për tatimin mbi të ardhuarat” në Gjykatën Kushtetuese iu bashkuan masivisht 400 profesionistë të fushave të ndryshme. Z. Alushaj…
Flet deputetja e PD-së, Jorida Tabaku Një ligj i hartuar në frymën e antikushtetutshmërisë është arsyeja themelore pse 37 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas deputetes Jorida Tabaku, kërkuan në muajin shkurt shfuqizimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Zjj. Tabaku pohoi për…
Segmenti i turizmit kulturor po përjeton tendencën rritëse të sektorit të turizmit në tërësi. Në muzetë e vendit, numri i vizitorëve u rrit me 46% në vitin 2023 në raport me vitin paraardhës teksa të ardhurat ishin mbi 3 milionë euro, përfshirë dhe parqet arkeologjike.…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin e ka të qartë interesin në rritje për turizmin kulturor. Referuar shifrave që ky institucion vuri në dispozicion të “Monitor” për ecurinë e përgjithshme të vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike, shihet…
Flet Fjoralba Prifti, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë A mund të bëjmë një përmbledhje të profilit të Muzeut në lidhje me statusin që mban, koleksionin e objekteve që përfshin dhe vlerën që paraqet ai mes muzeve në vend për periudhën që përfaqëson? MKAM…
Flet Ana Murati, My Ticket Interesi për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjikë regjistroi rritje të numrit biletave të prera online. Ana Murati, nga My Ticket, në një intervistë për “Monitor” shprehet se kjo rritje ka qenë e qëndrueshme nga viti në vit dhe…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore…
Frika e Europës nga emigrantët mbizotëron politikën e saj të jashtme. Tregtia, ndihma dhe vizat për vendet e varfra, po kushtëzohen gjithnjë e më shumë nga…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka e Japonisë, e mbajti të pandryshuar normën e politikës monetare, në 0%-0.1%. Ndërsa lëvizja pritej, kjo vjen pasi inflacioni i prillit në Tokio, ishte më…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…