Rishikimi i koncesionit të skanimit në dogana me S2 Albania (Rapiskan) hyn në fuqi pas dy javësh, pasi sot ndryshimet u botuan në Fletoren Zyrtare.
Ja të gjitha ndryshimet:
Neni 1 Në nenin 2, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Përjashtohen nga pagesat e tarifës së shërbimit të skanimit, të përcaktuara në pikat 1 e 2, të këtij neni, deklaratat doganore për:
a) mallrat e vendosura në regjimin e transitit, kur ky regjim përfundon në një zyrë doganore shqiptare për të marrë një destinacion tjetër doganor;
b) mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit;
c) mallrat që hyjnë në magazinat e lira dhe, gjithashtu, mallrat që dalin nga magazinat e lira me procedurë rieksporti;
ç) asgjësimin e mallrave nën kontroll doganor;
shkatërrimin e mallrave pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim;
shkatërrimin e mallrave që kanë qenë nën regjimin e përpunimit aktiv me pezullim;
shkatërrimin e mallrave pas regjimit të lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë;
shkatërrimin e mallrave pas regjimit të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm;
shkatërrimin e mallrave që kanë qenë në magazinim doganor;
sistemim situate, pas hyrjes së mallrave në magazinë të lirë; diferencën në matje;
diferencën në matje në magazinë të lirë; firot natyrore pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim; firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në regjimin e përpunimit aktiv me pezullim;
firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në magazinim doganor;
firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në magazinë të lirë;
d) mallrat që vendosen në qarkullim të lirë, pas vendosjes në regjimet doganore pezulluese;
dh) mallrat e importuara nën regjimin e përpunimit aktiv dhe produkteve kompensuese të dala prej tij (rieksport dhe destinacione të tjera, përveç hedhjes në qarkullim të lirë);
e) transferimet nga një regjim pezullues/ekonomik në tjetrin; ë) importet rastësore të mallrave me natyrë jotregtare (deklarata të thjeshtuara).”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.