Rreth 1/3 e britanikëve nuk dinë të gjejnë vendndodhjen e Francës në hartë

15/03/2019 11:13 AM 0 komente

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Expedia, rreth 1/3 e britanikëve nuk dinë të gjejnë vendndodhjen e Francës në hartë.

Ky studim u krye duke intervistuar rreth 2,000 britanikë në moshë madhore dhe rreth 1,000 fëmijë. Si të rriturve ashtu edhe fëmijëve iu bënë të njejtat pyetje, të cilat supozohen se dihen nga një fëmijë të moshë dhjetë deri në trembëdhjetë vjeç.

Edhe pse rreth 90 për qind e tyre u shprehën se kishin njohuri mjaft të mira gjeografike në fillim të intervistës, rreth 52 % e tyre nuk e dinin se ku ndodhej Japonia në hartë dhe 50% e tyre nuk e dinin se ku ndodhej India, një shtet rreth 13 herë më i madh se Britania në hartë.

Edhe pse 4 në 10 adultë ishin në gjendje të dallonin se ku ndodhej Argjentia, 1 në 10 prej tyre e ngatërronin atë me Brazilin.

Shteti të cilin britanikët e gjetën më me vështirësi në hartë ishte Austria, me rreth 76 për qind prej tyre që gabuan.

Edhe pse Egjipti është një shte shumë i njohur dhe në të cilin ndodhet gjithashtu edhe një prej 7 mrekullive të botës, 59 për qind e britanikëve nuk arritën ta gjenin atë në hartë. Edhe pse numri i turistëve britanikë ka qenë i lartë gjatë viteve të fundit në Turqi, rreth 58 për qind e tyre nuk e dinin se ku ndodhej Turqia në hartë.

Po këta persona, kur u pyetën se kush ishte kryeqyteti i Kanadasë, rreth 71 për qind e tyre u përgjigjën gabim duke dhënë si përgjigje, Toronton, në vend të Otavës.

Rreth 25 për qind e tyre e dinin se kryeqyteti i Australisë është Sidnei.

Dhe kur iu bënë pyetje në lidhje me gjeografinë e Mbretërisë së Bashkuar rreth 47 për qind e tyre patën vështirësi për të gjetur qytetin e Devonit.

Ky studim zbuloi gjithashtu se rreth 49 për qind e britanikëve përdornin uebsaite online udhëtimesh përpara se të niseshin për udhëtim në një vend të caktuar.

James Cracknell, një ish-profesor gjeografie u shpreh se udhëtimet janë një element shumë i rëndësishëm në procesin e edukimit, që të jep një mundësi shumë të mira për të mësuar gjuhë të reja, për t’u ndeshur me kultura dhe këndvështrime të ndryshme.

Burimi: Mail Online

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of