Nafta kapi një nivel të ri të lartë për shkak të pritshmërisë se inventarët e naftës së papërpunuar amerikane do të bien dhe në shenjat se prodhuesit e naftës kanë vullnetin që t’i mbeten besnikë marrëveshjes së reduktimit të prodhimit që hyri në fuqi këtë javë.
Çmimet e fiksuara të kontratave për naftën e papërpunuar u rritën me 49 cent në nivelin prej 55.96 dollarë. Kontratat kanë kapur nivelin më të lartë prej 18 muajsh, megjithatë dollari i forcuar ka ndikuar në pakësimin e fitimeve të ardhura prej rritjes së çmimit.
Kontratat e naftës së papërpunuar të U.S. West Texas Intermediate (WTI), kompani prodhimi amerikane, po tregtoheshin me 52.82 dollarë për fuçi.
Kapitali dhe fitimet pozitive në industrinë e metalit këtë mëngjes, si dhe pritshmërisë se stoku i naftës së papërpunuar do të bjeri, janë përbërës që ndihmojnë në nxitjen e lehtë të naftës së papërpunuar këtë mëngjes, tha Bjarne Schieldrop, analist i mallrave të përdorimit të gjerë.
Statistikat javore amerikane në stokun e naftës pritet që të tregojnë një rënie me 1.7 milionë fuçi në ditë, shprehen analistët e Reuters.
Anëtari i OPEC-ut, Kuvajti, forcoi pritshmërisë se prodhuesit do të qëndrojnë në marrëveshjen për reduktimin e mbiofertës duke shkurtuar prodhimin pas deklaratës së kompanisë shtetërore se do të pakësojë prodhimin në tremujorin e parë.
Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në nëntor ranë dakord për reduktimin e parë të prodhimit që nga viti 2008 me qëllim stabilizimin e çmimeve.
Si pjesë e marrëveshjes, Kuvajti ka pakësuar prodhimin me 131 mijë fuçi në ditë. Gjithashtu duke reflektuar tregun e shtrënguar, tregtarët presin që eksportuesi më i madh, Arabia Saudite, të rrisë çmimet zyrtare të shitjes së naftës së papërpunuar për Azinë në shkurt.