Samsung Galaxy Note 4 realizoi testet e AnTuTu dhe në këto krahasime shihet se pajisja e re e Samsung vjen në dy versione dhe me dy procesorë të ndryshëm.
Një version i Samsung Galaxy Note 4 do të vijë me procesorin e fuqishëm, quad core Qualcomm Snapdragon 805, ndërsa versioni tjetër i fabletit të Samsung do të vijë me procesorin 8 core Samsung Exynos 5433.
Tani që karakteristikat e rëndësishme të Samsung Galaxy Note 4 janë bërë publike, shihet se versioni me procesorin e Samsung, Exynos 5433 ka ecuri më të mirë sa i përket fuqisë të procesorit, sesa versioni me procesorin e Qualcomm.
Samsung Galaxy Note 4 pritet të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.7” në Quad HD me rezolucion 2560 x 1440 piksel, plus 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, pa përjashtuar edhe portin për mikroSD kartën, e cila mund ta rrisë hapësirën e fabletit edhe më shumë se kaq.
Në mesin e specifikave të tjera të avancuara që Note 4 pritet të sjellë janë edhe dy kamerat e fabletit, ajo e pasme 16 megapiksel, dhe kamera e përparme për selfie me 3.7 megapiksel.