Së shpejti do të hapet parku më i madh nënujor në botë

24/01/2019 1:47 PM 0 komente

Gjatë verës së këtij viti pritet të hapet për publikun parku nënujor, në shtetin e Bahrainit në ishullin Gulf.

Ky ishull do të ketë një sipërfaqe prej 100,000 metrash katrorë dhe do të jetë njëkohësisht edhe parku më i madh nënujor në botë.

Në qendër të këtij parku do të jetë një aeroplan Boeing 74 i fundosur. Gjithashtu përveç këtij aeroplani do të ketë edhe disa kopje të shtëpive të tregtarëve që shisnin perla tradicionale, do të këtë imitime shumë cilësore të shkëmbinjve nënujorë dhe skulptura të tjera.

Puna për përfundimin e këtij parku do të nisë shumë shpejt dhe ajo do të jetë një bashkëpunim midis qeverisë së shtetit të Bahrainit, sektorit privat, kompanive dhe klubeve të ndryshme të zhytjes. Sipas autoriteteve të Turizmit të Bahrainit ai do të hapet për të gjithë vizitorët gjatë verës së këtij viti.

Agjencia turistike e arkipelagut thekson gjithashtu se ky projekt do të ndërtohet në përputhje të plotë më parametrat ekologjikë. Sipas saj, ky park do të ndërtohet me materiale ekologjikë duke mos ndikuar kështu në jetën e habitatit nënujor.

Sa i përket aeroplanit që do të vendoset aty dhe shqëtësimeve të ambientalistëve të shumtë se pikërisht pohimi i agjencisë turistike se ky park nënujor do të jetë në përputhje me parametrat ekologjikë, nuk mund të jetë i vërtetë sepse do të jetë pikërisht ky aeroplan që do të ndikojë negativsith ne ekosistem. Por agjencia insiston në faktin se ky aeroplan rreth 70 metra i gjatë do të lahet vazhdimisht me solucione ekologjike për ta pastruar atë nga çdo material i dëmshëm.

Pasi të përfundohet ky park do të jetë pjesë e listës së Trashëgimive Pasurore në Mbrojtje të UNESCO-s.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of