Më 30 gusht të këtij viti, kompania, Japan Tobacco International (JTI) prezantoi një linjë të re prodhimi në fabrikën e saj në Senta, brenda një cikli investimesh prej 7 milionë dollarësh. Linja e paketimit të cigareve u prezantua nga ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve, Rasim Ljajiç, kryetari i Asamblesë së Krahinës Autonome të Vojvodinës, Istvan Pastor dhe presidenti i Japan Tobacco Group, Yasutake Tango.
Me linjën e re të prodhimit, JTI vazhdon të zgjerojë operacionet e veta, faktor që tregon vendosmërisë afatgjatë drejt rritjes së mëtejshme në Serbi dhe faktor kontribuues në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë në vend, tha z. Tango. Ai shtoi se, në sajë të punës së përkushtuar të kompanisë JTI, fabrika në Senta ishte më e suksesshmja e JTI-së ndër 27 fabrikat që ajo ka në të gjithë botën, duke qenë njëkohësisht edhe investuesi më i madh japonez në Serbi.
Ministri Ljajiç tha se privatizimi i kompanisë së duhanit, Duvanska Industrija Senta ishte një nga shembujt e privatizimit më të suksesshëm në Serbi, sepse ajo ka kontribuar në reduktimin e deficitit tregtar të Serbisë me anë të eksporteve të saj të rëndësishme.