Banka Qendrore serbe ka deklaruar se parashikimi i rritjes për 2018, do të jetë 4%, nga 3.5% që kishte parashikuar më parë. Rritja do të vijë kryesisht si pasojë e një ecurie më të mirë në sektorin e ndërtimit, bujqësisë dhe investimeve.
Në raportin e inflacionit për muajin gusht, banka tha se priste që rritja ekonomike në 2019 të mbetej në 3.5%, pjesërisht për shkak të efektit të lartë bazë dhe rritjes më të shpejtë në vitin 2018.
Gjatë 2017, PBB-ja e vendit ballkanik u rrit me 2%.
Ndërsa Produkti i Brendshëm Bruto i Serbisë u rrit 4.4% nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me 4.6% në tremujorin e parë, publikoi Zyra e Statistikave të Shtetit në një vlerësim paraprak.
Në raport, banka tha se pret që reformat ekonomike që filluan në 2014 si pjesë e një marrëveshje huazimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar prej 1,2 miliardë eurosh (1,36 miliardë dollarësh), do të siguronin një rritje ekonomike prej rreth 4% në periudhën afatmesme.
Javën e kaluar, banka e uli normën e saj bazë në 3%, me inflacionin e korrikut në 2.4% krahasuar me 2.3% një muaj më parë.