Në takimin e mbajtur midis Kryeministrit kinez, Li Keqiang dhe Presidentit të Serbisë, Vuçiç, në Pekin, Li Keqiang u shpreh se Serbia është një ndër vendet e para të Europës Qendrore-Lindore që po krijon partneritet strategjik me Kinën. Edhe vizita e vitit të kaluar e Presidentit Xi Jinping në Serbi, ndikoi në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve.
Sipas Kryeministrit kinez, Kina është e gatshme të punojë me Serbinë për të koordinuar strategjitë zhvillimore të të dyja vendeve dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të dobishëm në të gjithë sektorët, duke sjellë mbi të gjitha, përfitime të shumta për qytetarët e të dyja shteteve. Ai tha më tej se hekurudha Hungari-Serbi është një projekt që tregon më së miri bashkëpunimin e kapaciteteve prodhuese të të dyja vendeve dhe se ato janë të gatshme për të vazhduar zgjerimin e lidhjeve të mëtejshme rajonale.
Kina është e gatshme të rrisë tregtinë e ndërsjellët, të zhvillojë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe të turizmit.
Kryeministri Li tha se Kina e vlerëson pjesëmarrjen aktive të Serbisë në “Bashkëpunimin 16+1” dhe është gati për ta çuar këtë mekanizëm në një nivel më të lartë me Serbinë dhe vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore për rezultate të favorshme dypalëshe apo edhe shumëpalëshe.
Vuçiç tha se Serbia nuk është vetëm një partner strategjik por edhe një mik i besueshëm i Kinës.
Teksa bashkëpunimi dypalësh vazhdon, Serbia me vendosmëri beson se zhvillimi ekonomik i Kinës mund të jetë i dobishëm edhe për kombet e tjera.
Serbia është e gatshme të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh në kapacitetet prodhuese, infrastrukturën, bujqësinë dhe sektorët e tjerë dhe të thellojë “Bashkëpunimin 16+1”.
Pas përfundimit të takimit, të dy liderët nënshkruan një sërë marrëveshjesh, që përfshijnë fushën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.