Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës organizuan konferencën me temë nxitjen e produkteve “Made in Kosova” dhe në fokus kishin përgënjeshtrimin e lajmeve se ushqimi që qarkullon nuk është i garantuar nga cilësia dhe standardet.
Safet Gërxhaliu, Kreu i Odës ekonomike të Kosovës deklaroi se informacionet e fundit rreth cilësisë së ushqimit po e dëmtojnë prodhimin “Made in Kosova”.
“Jemi dëshmitarë se me krijimin e pavarësisë së Kosovës janë krijuar shumë qarqe armiqësore, ku kanë hartuar plane për ta shkatërruar ekonominë e Kosovës. Janë duke përdoruar strategji të ndryshme me vete faktin se jemi një shoqëri që kemi import rreth 90 për qind të produkteve. Dhe kohëve të fundit është egërsuar një deziformatë karshi produkteve kosovare, është egërsua një gjuhë karshi sigurimit në Kosovë, dhe e tera kjo e dëmton e ekonominë e Kosovës e atakon sektorin privat e cila është një formë e një lufte psikologjike duke e evaltuar prodhimin “Made in Kosova”, shkruan Zëri.
Sipas tij, qytetaret e Kosovës duhet të jenë të informuar që të mos bien pre e provokimeve të interesave të ndryshme.
Valdet Gjinoveci, Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka thënë se kapaciteteve që afron kjo agjenci qytetarët e vendit janë të garantuar në cilësinë e ushqimit.
”Agjencia më të gjitha kapacitetet e saja profesionale dhe legjislative të cilat janë duke u mbështetur me legjislacionin e Bashkimit e Evropian ka arritur të përmbush objektivat e saj dhe duke garantuar për qytetarët e vendit se produkte që konsumojnë janë të sigurta për shëndetin e tyre. Kemi avancuar kontrollin dhe monitorimin e prodhimeve të vendorë neve kemi arritur rezultate që të ofrojë siguri dhe janë produkte të cilat vijën nga importi,” ka deklaruar ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.