Ekspertët theksojnë se kush është praktika më e mirë që organizatat aplikojnë për të zhvilluar talentin dhe aftësitë e punonjësve të tyre.
Në vend që ti dërgoni punonjësit e lartë në trajnime jashtë vendit, ata sugjerojnë përdorimin e iniciativave të mësuarit ‘brenda shtëpisë’ dhe zhvendosjen e rolit të menaxherit në trajner me qëllim që të angazhohen të gjithë të punësuarit.
Eureka! Përmes qasjes së tyre ata kanë vënë re se sa i fuqishëm mund të jetë procesi i trajnimit. Diferenca është e thjeshtë: ti themi njerëzve se çfarë duhet të bëjnë dhe ti tregojmë atyre se si ta bëjnë dicka më mirë.
Ekspertët hedhin një hap më tej dhe ofrojnë një listë të disa prej aftësive kyçe të trajnimit që një menaxher duhet të mësojë. Për shembull:
- Trajnimi kërkon besim. Punonjësit dhe trajnerët duhet të angazhohen në komunikim të hapur, kështu që trajnerët duhet të shmangin të dhënit thjesht mësim dhe duhet realisht të dëgjojnë.
- Trajnimi kërkon një ‘panoramë’ të gjerë të menduari. Trajnerët kanë nevojë ti ndihmojnë punonjësit të perceptojnë se si ata përshtaten në skemën e madhe dhe se si mund të krijojnë lidhjen e të mësuarit të ri me organizatën.
- Trajnerët janë vetë-menaxherë të mirë. Ata gjithmonë mësojnë dhe janë të vetëdijshëm për anët e forta dhe dobësitë e tyre.