Shërbimet telekomit turk me 4G janë parashikuar të jetë operacionale deri në ditën e parë të 2016, kështu ka deklaruar ministri për telekomunikacion Feridun Bilgin.
Duke folur në një intervistë ekskluzive ditën e djeshme, Bilgin tha operatorë GSM u ishte kërkuar të kenë të gatshme rrjetet e tyre para fundit të 2015.
Autoriteti i Komunikimit dhe Teknologjisë së informacionit e Turqisë (BTK) njoftoi më 10 prill tenderin për brezat e frekuencave 4G, e cila është planifikuar të mbahet më 26 maj.
Bilgin thotë vlera e paketave të frekuencave në tender ishte 2.43 miliardë $ dhe licencat do të jenë të vlefshme deri më 30 prill 2029.
4G do t’u mundësojë operatorëve GSM të zgjerojnë fushën e ofertave të tyre. Ai jep ofruesve aftësinë për të ofruar shërbime të lojrave, të TV mobile, video konferenca, televizion 3D dhe i-cloud, duke siguruar një shpejtësi të lartë të lidhjes, në pothuajse çdo lloj pajisje mobile.