Turqia pret rreth 38 milionë turistë në vitin 2018

13/03/2018 9:05 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Turqia pret që gjatë vitit 2018, numri i turistëve të jetë rreth 38 milionë, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, raporton Anadoluy Agency (AA).

Në një deklaratë të mërkurën, Kurtulmuş tha se pritjet e tyre janë të bazuara në rezervimet e hershme dhe ato online.

“Kemi shumë tregues të mirë në bazë të prenotimeve të hershme dhe rezervimeve online. Nga Gjermania presim të vijnë 5 milionë turistë”, tha Kurtulmuş, gjatë qëndrimit në pavijionin e turizmit turk në Panairin e Berlinit, që është panairi më i madh në botë për turizëm.

Në disa nga vitet e kaluara, Turqia u shndërrua në një destinacion shumë të pëlqyer turistik për pushuesit europianë, mirëpo nga shkaku i luftës në Sirinë fqinje, numri filloi të shënojë rënie.

Kurtulmuş nënvoizoi se autoritetet e Turqisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që turistët të ndihen komod gjatë qëndrimit në vendin e tij.

“Kemi një sigurim gjithëpërfshirës. Kemi besim të plotë në sektorin tonë të turizmit”, tha ai.

Vitin e kaluar, Turqia priti 32.4 milionë turistë të huaj, ndërsa rekordi për numrin më të madh të vizitorëve mbetet ai i vitit 2014, kur Turqinë e vizituan 37 milionë njerëz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of