1. Shmangni surprizat
E para dhe më e rëndësishmja në momentin e pushimit të dikujt nag puna është që ta ndihmoni personin në fjalë për ta kuptuar një gjë të tillë sepse zënja në befasi do të ishte një prej gjërave më të panevojshme.
2. Shmangni paqartësitë
Në pjesën më të madhe të rasteve zgjidh pune, por ndodh edhe që sqarimi të mos të ndihmojë fare. Në raste të tilla do të bëni mirë të kërkoni ndihmën e burimeve njerëzore.
3. Bisedoni
Përpara çdo vendimi do të ishte mjaft efikas bashkëbisedimi në mënyrë të tillë që më vonë të mos pendoheni.
4. Ndani përgjegjësitë
Në çdo mbledhje që organizoni secili duhet të ketë përgjegjësitë e tij të caktuara, që të mos krijohen paqartësi. Edhe në këtë rast do të bënit mirë të kërkonit ndihmën e një asistenti apo edhe të burimeve njerëzore.
5. Praktika
Një prej gjërave më të rëndësishme. Nëse ju vetë jepni një shembull të mirë edhe stafi juaj do të mundohet që të bëjë të njëjtën gjë. Fjalët janë të rëndësishme, por duhet të ndiqen pas edhe nga shembuj të fortë praktike.
6. Ruani qetësinë
Gjatë mbledhjeve, në të cilat është i pranishëm i gjithë stafi juaj, këshillohet që në çdo lloj situate të ruani qetësinë.