Për vendet që nuk janë pjesë e EU28, riciklimi nuk është një prioritet. Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonisë të gjitha mbeturinat e tyre i trajtojnë në landfillet komunale. Studimi i bërë nga Eurostat tregon se pjesa më e madhe e këtyre grumbullimeve i përkasin mbetjeve shtëpiake apo të biznesit të vogël, por jo nga sektorë si bujqësia apo industria. Turqia gjithashtu renditet ndër vendet me normë shumë të ulët riciklimi me vetëm 1%.