Zbardhet projekti për aeroportin e Jugut, kandidatë dhe Korça e Fieri

11/01/2017 9:34 AM 0 komente
Aeroporti-i-Kukesit-640x441
Hapat konkretë për ndërtimin e aeroportit të Jugut do të nisin në vitin 2018.Në buxhetin afatmesëm, për vitet 2017-2019, Qeveria ka parashikuar rreth 4 milionë dollarë për këtë qëllim. Sipas dokumentit qeveritar, një fond prej 420 milionë lekësh do të përdoret për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e tij.

Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aereoportit të Jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.

Këto qytete përcaktohen si kandidatë potencialë për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të miratuar vitin e shkuar nga Këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile.

Vendndodhja e aereoportit të Jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë.

Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoprti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

Në verën e këtij viti Report TV zbuloi dy projektet e qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit. /Shqiptarja.com

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz