1 përqindshi është edhe më i pasur se sa tregojnë anketat

15/07/2014 10:47 AM 0 komente

Linja e shumë përmendur se ‘top’ 1 përqind e familjeve amerikane pretendojnë në 30 për qind të të gjithë pasurisë ka gjasa të jetë një ‘shfaqje’, në bazë të një materiali të Bankës Qendrore Evropiane.

Përfshirja e të dhënave të ‘munguara’ për familjet e pasura e con pjesën e pasurisë së zotëruar nga njerëzit më të pasur deri në mes 35 për qind dhe 37 për qind, shkroi Philip Vermeulen, një ekonomist i lartë në Bankën Qendrore Evropiane. Kjo është më e lartë se 34 për qind sugjeruar nga të dhënat e Anketës së SHBA 2010 për Financat e Konsumatorit nga Rezerva Federale.

‘Njohuritë tona rreth shpërndarjes së pasurisë janë të varfra,’ shkroi Vermeulen. ‘Rezultatet tregojnë qartë se vlerësimet e anketës së pasurisë ka të ngjarë ta nënvlerësojnë pasurinë e më të pasurve.’

Familjet më të pasura kanë një normë më të ulët të përgjigjes ndaj anketave që masin pasuritë e tyre, kështu që zotërimet janë nënvlerësuar, shkroi Vermeulen. Ai përdor të dhëna nga listat e bilionerëve të Forbes në analizën e tij për të dhënë vlerësime të reja të shpërndarjes së pasurisë për SHBA dhe nëntë vendeve evropiane.

Edhe pse ndryshimi i SHBA është ‘margjinal’, shkruan autori, efekti në Holandë është shumë më i madh. Përfshirja e miliarderëve në listë e shtyn përqendrimin e saj në krye midis 12 për qind dhe 17 për qind – në afërsi të vendeve të tilla si Spanja dhe Belgjika – në krahasim me të dhënat prej 9 përqind që do të sugjeronin të dhënat e anketës së përqendrimit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of