Trajneri Honduras kishte vetëm një shans të largët të përparonte në finale e Grupit E mbrëmjen e kaluar dhe përjetoi shkatërrimin e atyre perspektivave brenda gjashtë minutash nga një njeri që mund të luajë së shpejti për Liverpool.
Xherdan Shaqiri bëri dëmin, duke prodhuar sulmin e një performance të mrekullueshme që po bëhet mjaft e zakonshme në këtë Kupë të jashtëzakonshme të Botës.
Thuhet se Liverpool ka hapur bisedime paraprake me Bayern Munich për një lëvizje mbi 16milion paund për mesfushorin dhe ai i demostroi vlerat me dy gola të shkëlqyer në gjysmën e parë dhe një të treti pas pushimit.
Goli i parë Shaqirit, pas gjashtë minutash, ishte brilant. Goli i dytë i Shaqirit ndoshta u mbështet më shumë në mangësitë e Honduras-it, por goditja e finishit ishte sërish thjesht mbresëlënëse.
Honduras kishte shanset e veta, veçanërisht në pjesën e dytë, kur Zvicra filloi të ketë një vet-besim më të hapur.
Pas 51 minutave Jerry Bengston mundi portierin Diego Benaglio dhe gjuajtja e tij e ‘pastroi linjën’ nga Ricardo Rodriguez. Atyre iu mohua më pas edhe një penallti që ndoshta do i kishte ngritur disi moralin për një luftë më të fortë.
Ndersa sikundër Honduras dukej të kishte një pikëmbështetje, Shaqiri gjuajti nga një distancë e afërt golin e tij të tretë. Numri i golave të tij i siguroi Zvicrës kalimin me kokën lart në 16-ce ku e prêt përballja me Argjentinën, apo të themi “Shaqiri ‘vs’ Messi”.