Nuk dihet me siguri se çfarë mund të ndodhë nëse më shumë drejtues biznesesh do të kishin të njëjtën pikëpamje për kulturën si disa nga trajnerët më të mëdhenj të sportit.
Le të shohim tre mësime kryesore nga trajnerë të mëdhenj sportivë, që drejtuesit e bizneseve mund t’i zbatojnë:
- Të kenë një dëshire të zjarrtë të përmirësojnë kulturën.
- Të përcjellin çdo ditë energji pozitive.
- Punonjësit duhet të stërviten, jo vetëm të drejtohen.
Të kenë një dëshirë të zjarrtë për të përmirësuar kulturën
Drejtuesit e përkushtuar kanë produktivitet më të lartë se sa drejtuesit që janë thjesht të interesuar për të krijuar një kulturë shumë të mirë në kompani.
Shumica e trajnerëve janë të fiksuar pas kulturës sepse një mentor ose një trajner tjetër, u mësoi atyre vlerën e saj.
Për shembull, Nick Saban, trajneri kryesor i Alabama Crimson Tide dhe një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit amerikan të të gjitha kohërave, tha se ai mësoi për rëndësinë e kulturës nga Bill Belichick, trajneri legjendar i New England Patriots.
Drejtuesit duhet ta kenë përparësi të mësuarin nga udhëheqës të tjerë, që janë ndërtues të jashtëzakonshëm të kulturës. Pavarësisht nëse ata drejtues janë apo jo pjesë e industrisë, duhet ndjekur mënyra se si ata i përdorin praktikat më të mira të kulturës.
Të përcjellin çdo ditë energji pozitive
Gjatë ditës së punës ndodhin shumë gjëra mbi të cilat drejtuesit nuk mund të kenë kontroll. Krijimi i një kulture kompanie të shëndetshme dhe pozitive është punë jashtëzakonisht e vështirë.
Nëse drejtuesit duan të ndryshojnë dhe përmirësojnë mentalitetin, sjelljen dhe qëndrimin e punonjësve, nevojitet prej tyre një nivel i caktuar energjie pozitive për të pasur ndikim.
Terry Hoeppner, trajneri i futbollit amerikan, ishte një individ i pashoq. Energjia dhe entuziazmi për të ardhmen skuadrës që ai stërviste, ndryshoi pasi ai mori drejtimin e ekipit.
Këtë ai e arriti me një qëndrim pozitiv të vazhdueshëm, të cilin ia përcillte të gjithë skuadrës, dhe jo vetëm me fjalë.
Kur trajneri Hep nisi të ndryshojë dalëngadalë kulturën e skuadrës së futbollit, u bë dëshmia e përditshme e energjisë pozitive, më shumë se sa fjalët që dilni nga goja, duke pasur mjaft ndikim.
Ai e kishte për zemër këtë gjë, dhe kjo ishte e dukshme. Që nismat suksesshme të ndryshimit jo vetëm të funksionojnë, por edhe të vazhdojnë përpara, duhet të përcillet energji pozitive në të gjithë organizatën.
Punonjësit duhet të stërviten, jo vetëm të drejtohen
Drejtuesit janë ata që duhet të udhëheqin rrugën, të menaxhojnë procesin dhe më pas, të drejtojnë pa pushim njerëzit. Për sportistët, trajneri më i mirë për ta ka bërë shumë më tepër sesa përcaktimi i vizionit të ekipit apo mbikëqyrje të veprimtarive të përditshme.
Arsyeja më e rëndësishme është mënyra se si ai trajner arriti të vinte në dukje më të mirën e tyre. Pavarësisht të qenët i ashpër apo jo, trajneri donte më të mirën për ekipin dhe lojtarin.
Ashpërsia dhe dëshira e tyre për përsosmëri nuk janë keqinterpretuar kurrë si mikromenaxhim ose sjellje toksike, sepse lojtarët e dinë dhe e kuptojnë se trajneri i tyre kujdeset vërtet për ta si individë.
Trajnerët më të mirë në sport, si dhe drejtuesit më efektivë të biznesit, që udhëheqin me sukses ndryshimet e mëdha në të gjitha organizatat, i kushtojnë një kohë të konsiderueshme stërvitjes.
Ata vazhdimisht janë duke treguar, trajnuar dhe udhëhequr.
Trajnerët e ekipeve më të mira të sportit mësojnë dhe stërvitin lojtarët e tyre jo vetëm mbi teknikat e nevojshme për të fituar në fushë, por edhe mbi sjelljen dhe mendësinë e nevojshme që kultura të përparojë.
Edhe pse gjatë një ngjarje sportive në televizion, trajnerët shihen vazhdimisht duke bërtitur, prapa skenave ata kalojnë më shumë kohë duke dëgjuar sesa duke folur. / Fast Company