4 hapat për të marrë më të mirën nga punonjësit tuaj

27/06/2015 1:15 PM 0 komente

Punësimi i punonjësit tuaj të parë është një hap i madh. Ju do të dëshironi të jeni i sigurtë se do e ndihmoni punonjësin tuaj të ri të maksimizojë performancën e tij / saj. Kjo mund të jetë një sfidë për shkak se menaxhimi me efektivitet i njerëzve është dicka e vështirë dhe askush nuk ka lindur me njohuritë për ta trajtuar një cështje të tillë. Për fat të mirë, ajo mund të mësohet.
Ekspertët sugjerojmë këto katër hapa që janë të thjeshta, por të provuar në kohë:

1. Caktoni qëllimet e duhura.

Përcaktimi i objektivëve është thelbësor. Ajo i ndihmon punonjësit të rendisin sipas pririteteve aktivitetet dhe ti përqëndrojnë përpjekjet e tyre. Kur vendosen objektivët me punonjësit, është e rëndësishme që ata të jenë qëllime të ZGJUARA (specifik, të matshëm, të orientuar ndaj veprimit, realë, me afate burimore dhe kohore). Objektivët duhet të jenë edhe kuptimplotë për punonjësit. Duhet të ketë shpërblime të mjaftueshme për arritjen e tyre dhe pasoja për dështim. Kjo do të sigurojë që arritja e qëllimit do të pozicionohet në krye të listës së ‘detyrave’ të punonjësve.

2.Zhvilloni një plan për të arritur objektivët.

Pas të përcaktoni objektivat me punonjësit, zhvilloni së bashku një plan për arritjen e tyre. Për të arritur një qëllim, punonjësi do të duhet të angazhohet në një sërë veprimesh. Një qëllim, pa një plan veprimi është vetëm një ëndërr. Nuk është real dhe nuk ka gjasa të ndodhë. Është po aq e rëndësishme për të rënë dakord mbi një datë, dhe mundësisht një priudhë, se kur punonjësi pritet të përfundojë çdo hap të veprimit. Kjo do të krijojë urgjencën e nevojshme për ta kryer punën në kohën e duhur.

3.Fuqizoni punonjësin.

Për të maksimizuar mundësinë që punonjësi juaj të arrijë qëllimet e tij, ju duhet ti fuqizoni ata. Fuqizimi i të punësuarve nënkupron tre gjëra. Së pari, ju duhet të ti trajnoni punonjësit tuaj në mënyrën e duhur në mënyrë që të kryejë detyrat e nevojshme për të arritur objektivin e Këtu duhet të përdorni shpërblime për sukses dhe pasoja për dështim. Së fundi, ju duhet të eleminoni ‘barrikadat’ që gjenden brenda kontrollit të kompanisë.

 

4.Vlerësoni performancën dhe bëni rregullime.

Pasi të keni përfudnuar me tre hapat e mësipërme, ju duhet të vlerësoni performancën dhe të bëni ndryshimet e nevojshme. Këtu nuk bëhet fjalë për vlerësime vjetore të performancës. Një analizë formale mund të ndodhë vetëm një herë në vit, por menaxhimi efektiv kërkon vlerësimin e performancës shumë më shpesh. Për të punësuarit e rinj të organizatës ose ata që po mësojnë se si të zhvillojnë një detyrë të re, ju mund t’ju duhet të vlerësoni performancën në bazë ditore ose ndoshta edhe më shpesh. Punonjësit të cilët kanë dëshmuar kompetencë mund të kërkojnë vetëm takime javore, dy herë në javë ose madje dhe mujore për të diskutuar rreth performancës së tyre.

Menaxhimi i njerëzve është i vështirë. Ky nuk është një shkencë ekzakte dhe nuk ka shkop magjik që do ju siguronte gjithmonë sjelljen e duhur. Në fakt, ju nuk do të keni gjithmonë të drejtë. Edhe menaxherët më të suksesshëm bëjnë gabime. Lajmi i mirë është se menaxhimi i mirë i njerëzve është një aftësi e mësuar. Me punë, ju mund të përmirësoni aftësinë tuaj në këtë fushë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of