Midis ‘dorëheqjes së madhe’ (the great resignation) dhe valëve të pushimeve nga puna në kompanitë teknologjike, gjithnjë e më shumë njerëz po interesohen për të punuar si profesionistë të lirë.
Vendet e punës për profesionistët e lirë, arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022, ku 39% e tyre nënshkruan kontrata pune, sipas një sondazhi nga Upwork.
Raporti zbulon se profesionistët e e lirë kontribuan me 1.35 trilionë dollarë në ekonominë amerikane në vitin 2022, 50 miliardë dollarë më shumë nga viti i kaluar.
Me një mundësi për të krijuar të ardhura të qëndrueshme, mund të mendoni t’i bashkoheni tendencës, duke punuar si profesionstë të lirë. Një raport i Freelancer.com në 2022 identifikoi pesë kategoritë kryesore.
1. Dizajn (Design)
Sipas të dhënave të projekteve të Freelancer, punët më të paguara në vit në platformë, janë punët e projektimit, veçanërisht për dizajnin UX, dizajnin e faqeve të internetit, Photoshop dhe Illustrator.
Dizajnerët e pavarur të teknologjisë, mund të fitojnë deri në 21,964 dollarë në muaj, ose 263,571 dollarë në vit.
2. Zhvillimi i lojërave (Game Development)
Lloji i dytë më i paguar i punës për profesionistët e lirë, është zhvillimi i lojërave, i cili përfshin aftësi në hartimin e lojërave dhe Unity 3D. Sipas sondazhit, lloji më i popullarizuar i punës së dizajnit të lojërave, është zhvillimi i lojërave Android.
Kjo lloj pune mund të paguajë deri në 21,541 dollarë në muaj, ose 258,501 dollarë në vit.
3. Kodim (Coding)
Në vendin e tretë është kodimi, punë e cila paguan deri në 18,259 dollarë në muaj, ose 219,108 dollarë në vit. Punët për profesionistët e lirë, përfshijnë punën me Java, HTML, CSS, PHP dhe zhvillimin e backend.
4. Zhvillimi i aplikacioneve për telefonat celularë (Mobile App Development)
Zhvillimi i aplikacioneve celulare është kategoria e katërt më e paguar, sipas sondazhit. Kjo punë kërkon, që profesionistët e pavarur, të kenë aftësi për zhvillimin e aplikacioneve iOS dhe Android, duke paguar deri në 12,100 dollarë në muaj, ose 145,200 dollarë në vit.
5. Zhvillimi i faqeve (Website Development)
Së fundi, zhvillimi i faqeve në internet përmbyll listën, si kategoria e pestë e punës me pagë më të lartë. Është gjithashtu lloji më i popullarizuar i punës në platformën Freelancer.com, me kontrata për profesionistët e lirë, që janë të aftë të punojnë në WordPress, PHP, MySQL dhe HTML.
Ata mund të fitojnë deri në 11,826 dollarë në muaj, ose 141,923 dollarë në vit.
Punët me pagë më të lartë
Në vitin 2022, Freelancer.com vuri re se kishte shumë punë në teknologji të reja, që po bënin tendencë. Pesë më të mirat përfshijnë:
Fotografi me dron, me një normë mesatare për projekt 5,325 dollarë.
SurveyMonkey, me një normë mesatare për projekt 4,569 dollarë.
Inxhinier i të dhënave, me një normë mesatare për projekt 3,715 dollarë.
Realiteti virtual, me një normë mesatare për projekt 3,267 dollarë.
Roblox, me një normë mesatare për projekt 3,142 dollarë.
Këto tendenca të reja të punës për profesionistët e lirë, kanë ardhur për shkak të tre arsyeve.
Së pari, me të gjitha pushimet nga pun,a që ndodhën në teknologji, shumë njerëz u gjendën pa punë dhe kërkuan punë në internet.
Së dyti, me inflacionin e lartë, që po shtrëngon buxhetet e gjithsecilit, bizneset e vogla nuk mund të përballojnë të punësojnë me kohë të plotë, kështu që ata punësojnë sipas kërkesës.
Së treti, është pse në kohë të vështira, numri i bizneseve të reja, start-up, po shtohet, pasi njerëzit papritur nuk janë më të punësuar diku, kështu që provojnë të hapin një kompani.
Nëse jeni duke menduar për të punuar si profesionist i lirë, kjo është një nga periudhat më të mira në histori, për shkak të mjeteve të reja të interligencës artificiale (artificial intelligence, AI).
Për pothuajse çdo aftësi, që mund të doni të zhvilloni ose mësoni, mund të përfitoni nga ndihma e AI. / Fast Company