Janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.