Agjencia Kombëtare e Turizmit së fundmi ka marrë një nismë për të promovuar turizmin e aventurës në Shqipëri. Nisma parashikon bashkëpunimin me një grup prej 30 agjencishë turistike të huaja dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, mes të cilëve edhe Lonely Planet që do të vizitojë vendin tonë, si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nga data 28 Gusht-31 Gusht. Bëhet fjalë për ardhjen për herë të parë, të një ndër grupimeve më elitare dhe profesionale në ushtrimin e turizmit të aventurës në rang botëror. Pasi të përcaktohen ato pika që janë më të përshtatshme për turizmin e aventurës në vendin tonë , ato do të promovohen në mënyrë që të kemi më shumë turistë vendas e të huaj në Shqipëri që preferojnë aventuren në udhëtimet e tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.