Rritje modeste në tremujorin e parë të vitit 2015, ndërsa në fund të vitit 2014, bujqësia zbriti poshtë shifrave të një viti më parë. Sipas INSTAT-it, aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati një rënie prej 2.66%. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se, në tremujorin e parë të vitit, eksportet e zarzavateve u rritën me vetëm 2.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më 2014-n, eksportet e zarzavateve ishin rritur 107 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013. Aktualisht, sipërfaqja e tokës e mbjellë me serra është rreth 1000 hektarë, ndërsa Ministria e Bujqësisë synon që ta çojë në 3000 hektarë këtë sipërfaqe.
/ GAZETA SHQIP
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.