Shqipëria paraqitet më 2014 si vendi me normat më të larta tatimore në Rajon dhe me produktivitetin më të ulët të grumbullimit të taksave. Krahasimi është bërë nga Al –Tax, nxjerr në pah qartë se, Shqipëria renditet e treta për nga taksat e larta ndër 8 vende të rajonit, por në të njëjtën kohë është e dyta për nga dobësia e grumbullimit të tyre.
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, Al –tax nxjerr në pah se, barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk përfshihen skemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikat e përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal), thuhet në studimin e Al-tax.
Ngarkesa tatimore shkoi në vitin 2014 (25,7%) krahasuar me 2013 (24,3%) me + 1,4 pikë për qind, që reflekton ndryshimet e ndodhura në legjislacionet e disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 për qind më shumë. Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve jepet për vitin pasardhës. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla. Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet.
Grumbullimi i taksave në raport me PBB në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky nivel në Shqipëri është 24,1%. Në vitin 2013 grumbullimi i taksave në raport me PBB ishte 30,5 për qind. Vendet me produktivitetin më të lartë të grumbullimit në Ballkan janë (Greqia, Bosnja, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të brendshëm bruto të Ballkanit. Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, mbledhja e taksave në raport me prodhimin gjendet në shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi). Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Agjencia e Inteligjencës Financiare(AIF) ka ndërtuar të paktën shtatë tipologji sa i takon mundësisë së pastrimit të parave në vend duke theksuar se të gjitha rastet i janë dërguar organeve të zbatimit të ligjit dhe janë ato që konfirmojnë nëse kemi të bëjmë apo jo…
Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërmarrë një qasje të shtrënguar ndaj dhënies së licencave të reja për institucionet financiare të mikrokredive të shpejta. Burime nga tregu bëjnë të ditur se në dy vitet e fundit disa aplikime të paraqitura nga subjekte të veçanta që…
Në rang vendi detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën rreth 20%, krahasuar me vitin 2022, sipas raportit “Qeverisja Qendrore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Totali i detyrimeve të prapambetura për 2023 arrin në vlerën e 4,75 mld lekëve,…
Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, avokatët janë grupet që presin efekte negative në aktivitet nga zbatimi i ligjit të ri Dorina Azo Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundësi ekonomike për të…
Depozitat bankare të biznesit u rritën me ritme të shpejta edhe vitin e kaluar, duke konfirmuar një tendencë ekspansioni disavjeçar. Që prej fillimit të vitit 2020, depozitat bankare të bizneseve janë rritur me 85%. Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe…
Kërkesa për makina me qira në muajt e parë të këtij viti shënoi rritje mbi 30%, sipas operatorëve të tregut. Kjo ka ardhur si efekt zinxhir i rritjes së fluksit të turistëve, që gjithashtu ka qenë pak a shumë në këto ritme. Kompanitë që operojnë…
Flet Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car” Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje me rreth 30% të kërkesës për makina me qira në vend, pohon Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car”, i cili nënvizon se tendenca pozitive pritet të…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Banka qendrore, lehtëson kërkesat për huadhënie dhe ul parapagimet, për të zbutur ngadalësimin shumëvjeçar. Qeveria kineze njoftoi disa nga lëvizjet e saj më të forta deri…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
Autoritetet rregullatore të BE-së deklaruan sot se mediat sociale të “Meta Platform”, Facebook dhe Instagram, do të hetohen për shkelje të mundshme të rregullave të përmbajtjes…
Si adoleshent, Chet Kapoor ëndërronte të punonte për manjatin e teknologjisë, Steve Jobs. Një ditë, ajo ëndërr u bë realitet, kur Kapoor u punësua si praktikant…