ALBtelecom ndryshon CEO, Bilgen Aldan gruaja e parë në krye të kompanisë 

15/02/2021 2:55 PM 1 koment

ALBtelecom njoftoi se ka emëruar Znj. Bilgen Aldan, një sipërmarrëse të spikatur turke, në postin e Drejtores së Përgjithshme të kompanisë. Emërimi i Znj. Aldan në këtë pozicion sinjalizon angazhimin e kompanisë për zgjerim të mëtejshëm, zhvillim dhe modernizim në industrinë e telekomunikacionit.

Znj. Aldan i bashkohet kompanisë ALBtelecom, pas një përvoje në industri të tilla si: telekomunikacion, bankë dhe media digjitale në Turqi.

Digjitalizimi është një prej dimensioneve karakterizues të karrierës së Znj. Aldan. Gjatë punës së saj, ajo ka drejtuar dhe zbatuar strategji të suksesshme, veçanërisht duke ofruar risi dhe produkte digjitale, moderne në treg.

Megjithë moshën e saj të re, Znj. Aldan ka një karrierë tepër të pasur në pozicione drejtuese, ku përfshihen ai i Drejtores Ekzekutive dhe Anëtares së Bordit në disa kompani. Ajo është një sipërmarrëse e re, shumë e njohur në Turqi dhe ka fituar disa çmime, mes të cilëve çmimet : 50 Sipërmarrëset më të suksesshme nga Fortune Turqi, për vitin 2020 (Fortune Turkey Top 50 Business Woman, 2020), Lideret Digjitale nga Kompania Fast  për vitin 2020 (Fast Company Digital Leaders, 2020)  dhe  40 Sipërmarrëset më të suksesshme nën moshën 40 për vitin 2020 (Turcomoney Top 40 Business Women Under 40, 2020).

“Jam e nderuar që i bashkohem ALBtelecom, për të çuar përpara rrugëtimin e kësaj kompanie në këto kohë sfiduese për të gjithë .” – u shpreh Znj. Aldan – “Synojmë të rrisim investimet dhe të orientojmë të gjithë shërbimet tona drejt digjitalizimit të plotë, duke mundësuar që shërbimet tona të jenë një përvojë sa më e thjeshtë për çdo konsumator në vend.”   

Emërimi i Znj. Aldan është historik për ALBtelecom, duke qenë se ajo është gruaja e parë në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Kompania ruan me krenari një histori frymëzuese sa i takon barazisë gjinore dhe promovimit të grave dhe vajzave. Rrjedhimisht, emërimi i fundit i Znj. Aldan, në nivelin më të lartë menaxhues konfirmon edhe një herë këtë qasje dhe vendos një standard të ri, për të gjithë biznesin në Shqipëri, sipas njoftimit zyrtar të Albtelecom.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
bledi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
bledi
Guest
bledi

sa keq qe e shkatrruan ate kompani.