Shqiptarët vijojnë të jenë të bindur se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë një hap shumë pozitiv për vendin.
Anketimi më I I fundit I kryer Instituti Shqiptar I Studimeve Ndërkombëtare konkludon se nga 85% e shqiptarëve mbëshesin anëtarësmin në Bashkimin Europian, ndërsa vetëm 6% janë kundër
Mbi 60% e popullsisë vendase mendon se hyrja në BE është shumë e rëndësishme për vendin, pasi kjo do të sjellë më shumë punësim dhe standard më të lartë jetes.
Por ka edhe nga ata që mendojnë , rreth 33%, se në kushtet e krizës ekonomike, bizneset shqiptare mund ta gjejnë veten të papërgatitur kundrejt ‘homologëe’ europianë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve, rreth 42%, mendojnë se nga anëtarësimi do të përfitojnë të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, në kushtet kur tregu I BE-së shihet si një mundësi për biznesin shqiptar dhe jo një kërcënim.
Pozitiv konsiderohet edhe marrja e statusit kandidat, pasi 44% mendojnë se Shqipëria do të përfitojë më shumë fonde, ndërkohë pjesa dërrmuese e të anketuarve parashikojnë se Shqipëria do të hyjë në BE në 2020
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.