Apple, dizajneri historik Jony Ive lë kompaninë

28/06/2019 2:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Jony Ive dhe Tim Cook gjatë prezantimit të iPhone XR, shtator 2018

Pas thuajse tri dekadash, projektuesi i famshëm dhe krahu i djathtë i Steve Jobs braktis Apple për të krijuar një kompani në pronësi të tij

 

Pas 27 vitesh, dizajneri i famshëm Jony Ive lë Apple për të hapur një kompani dizajni të pavarur që do të quhet LoveFrom. Që tani, ish-punëdhënësit e tij janë ndër klientët e parë të konfirmuar të LoveFrom.

I lindur në Londër, në vitin 1967, u bë një njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm për arritjet e paparashikueshme në karrierë. Jonathan mbante pozicionin e chief designer officer – përgjegjësi kryesor i produkteve të Apple, por kohët e fundit merrej edhe me pjesën e software si për shembull me ridizenjimin grafik të iOS7.

Ai mund të quhet babai i estetikës i shumë produkteve ikonë të Apple, si iMac, iPod, iPhone dhe iPad, pjesa më e madhe e të cilëve të krijuar dhe zhvilluar në sinergji të plotë dhe bashkëpunim me bashkëthemeluesin e markës, Steve Jobs. Edhe Apple Campus është krijuar nën mbikëqyrjen e vetë Ive, duke u kujdesur për detajet dhe veçoritë që bien menjëherë në sy.

Pas konsultimeve të para mbi PowerBook, kur ishte punonjës i kompanisë londineze Tangerine dhe më pas i punësuar në vitin 1992 në Kaliforni, nuk pati sukses në produktin e parë për të cilin kishte punuar ose ndryshe Apple Newton, – ndoshta ishte shumë shpejt për të. Ishte Steve Jobs ai që e bindi të qëndrojë në kompaninë Apple, i cili kishte vendosur të largohej, duke e emëruar zëvendëspresident i departamentit të dizajnit.

Rinisi me iMac dhe më pas erdhën një sërë suksesesh të bujshme me iPod-ët e ndryshëm, Macbook e deri tek iPhone. Në biografinë e Walter Isaacson mbi Steve Jobs, për CEO-n e Apple ai ishte personi i dytë me më shumë pushtet vendimmarrës, pas vetes.

Dhe tani, pas thuajse 30 vitesh, ai është gati për një sfidë të re: bashkëpunëtorët dhe drejtuesit që e kanë shoqëruar Ive gjatë këtyre viteve do të qëndrojnë në Apple (përveç mikut të tij të vjetër dizajner Marc Newson), ndërkohë që ai do t’i përkushtohet kompanisë së re LoveFrom, duke vijuar punën në projektimin e produkteve të ardhshme për Apple, dhe me siguri edhe në shumë të tjera.

Cili do të jetë ai që do ta zëvendësojë? Për momentin nuk është emëruar askush në postin e tij, por përgjegjësitë e tij do të merren nga dy zëvendëspresidentë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of