Një SISTEM i formuar nga dy yje që rrotullohen rreth njëri-tjetrit. Dhe brenda saj, një ‘fabrikë planetesh’. Një zbulim i kohëve të fundit që fsheh një secret: për ta mbajtur gjallë ‘djepin’ e planetëve, që i vetëm do të ishte zhdukur lehtë, janë shtëllunga të fuqishme gazi. Një mekanizëm që nuk është vënë re kurrë më parë, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e botëve të reja jashtë sistemit diellor. Ky fenomen përshkruhet në revistën Nature nga studimi i bashkë-koordinuar nga Anne Dutrey, i Laboratorit të astrofizikës frënge të Bordeau dhe Këshillit Kombëtar francëz të Kërkimeve ( Cnrs).
Me përdorimin e observatorit Alma në Kili, hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin një rrjedhë gazi massive që shkonte nga një disk i jashtëm drejt rajoneve të brendshme të ngurta të një sistemi dy yjor ose binar. Një strukturë që nuk ishte parë kurrë më parë, që ka të ngjarë të jetë, sipas hamendësimeve, një kanal furnizimi për formimin e planeteve.
Astrofizikanët kanë vërejtur shpërndarjen e pluhurit dhe gazit në një sistem të shumëfishtë të yjeve të njohura si GG Tau-A, i cili përmban një disk të madh të jashtëm që rrethon tërë sistemin dhe një disk të brendshëm rreth yllit kryesor në qendër, dhe prania e të cilit ka qenë një mister për astronomët duke qënë se norma e humbjes së materialit që përfundon në yllin qendrore, do ta kishte ezauruar prej kohësh.
Hulumtuesit besojnë se këto shtëllunga gazi në rajonin midis dy disqeve po transferohen nga disku i jashtëm drejt atij të brendshëm, duke krijuar një rrugë furnizimi mes dy strukturave.
‘Zbulimi i këtyre masave’, thotë Dutrey,’ tregon se subjekti po lëviz në hapësirën midis dy disqeve, duke i mundësuar nëjrit të ushqejë tjetrin, dhe kjo ka pasoja të rëndësishme për formimin potencial të planeteve ‘.