Austrian Airlines njofton pezullimin e fluturimeve me Shqipërinë

15/07/2020 2:19 PM 0 komente

Tirana International Airpor ka konfirmuar lajmin se Austrian Airlinës ka pezulluar fluturimet me Shqipërinë

TIA tha se “Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

📌Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

📌Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

🔛 https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

📌Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

📌Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Austrian Arilines të publikuar nga TIA.

Austrian Airlines ishte kompania e parë që njoftoi zyrtarisht fillimin e fluturimeve nga Rinasi drejt Vjenës dhe anasjelltas për qëllime tregtare në 15 qershor, pas pezullimit dy mujor nga Covid-19.

Përpara krizës, Austrian Airlines kishte fluturime të përditshme drejt Vjenës dy herë në ditë, në mëngjes herët dhe në drekë. Në vitin 2019, kompania kishte gjithsej rreth 6% të tregut të fluturimeve teksa ishte një nga linjat kryesore që shërbente si tranzit në të gjithë botën.

Austrian Airlines ndërpreu fluturimet nga Tirana në Vjenë më 19 mars, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Sot ishin planifikuar dy fluturime drejt Vjenës, nga Austrian Airlines në orën 15.05 dhe nga Wizz Air në orën 16.05 ( e cila kishte hyrë në linjën e Vjenës nga dhjetori 2019). Sipas të dhënave në kohë reale nga TIA, fluturimet po vazhdojnë normalisht edhe sot, ndërsa nga dita e nesërme ato do të jenë të pezulluara.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of