Fondi i Bankës do të shoqërohet edhe me dy grante të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjetri prej 1.8 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkura.
Në njoftimin për shtyp, Banka Botërore thonë se SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave për Kosovën, duke patur si objektiv përmirësimet në mjedisin e biznesit për të nxitur investimet nga brenda dhe jashtë vendit, për forcimin e praktikës së prokurimit dhe menaxhimin financiar për të shtuar transparencën dhe përgjegjshmërinë; për të forcuar institucionet e tregut të punës për t’u ofruar shërbime personave të papunë dhe ndihmë sociale për ata që kanë nevojë, duke i vënë theksin institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimit të shërbimit civil të Kosovës.
“SEDPO-1 për Kosovën kapi shumën e 30.9 milionë dollarëve dhe iu dha vendit më 30 vjetor 2011. Disbursimi i fondeve u derdh në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.