Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

21/04/2021 3:16 PM 0 komente

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi.

Peci e ka njoftuar në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë duke filluar nga vlerësimet sektoriale, avancimit të legjislacionit e politikave publike për zhvillimin e punës në këtë sektor.

Nga ana tjetër, Massimiliano Paolucci ka falënderuar ministrin Peci për vullnetin e shprehur dhe bashkëpunimin, si dhe për vizionin e qartë për arritjen e objektivave strategjike në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of