Katër bankat më të mëdha të Greqisë po kërkojnë rreth 5.4 miliard euro (7.1 miliard dollarë) nga ankandi i parë i kesh-it të BQE-së, që synon nxitjen e kredive për kompanitë dhe familjet e, sipas njerëzve me njohuri të drejtpërdrejtë të planeve.
Kreditë, e njohura si operacionet më afatgjata të rifinancimit apo TLTROs, janë pjesë e një pakete masash të BQE për të zgjeruar kredinë e individëve dhe bizneseve me qëllim rigjallërimin e rritjes. Në Greqi, kredia ndaj sektorit privat ra një përqindje vjetore prej 3.7 për qind në korrik pasi kishte rënë me 3.5 përqind në qershor, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë.
Për të marrë pjesë në ankandin e parë, bankave iu kërkua të paraqesin të dhënat e regjistrave të tyre të kredisë në bankat e tyre kombëtare qendrore. Një ankand i dytë pritet të mbahet në dhjetor.