Banka Botërore parashikon se deri në 2050, njerëzimit do t’i duhet 50 % më tepër ushqime për të ushqyer popullatën.
Nga tani, deri në 2050, projeksionet tregojnë se popullata do të rritet nga 7 deri në 9 mld. Duke parë pamjen demografike tonën të ardhshme, problematika qëndron edhe në përkeqësimin e kushteve klimaterike.
Politikë-bërësit dhe shkencëtarët po studiojnë impaktin që do të kenë këto dy arsye për të mbjellat dhe prodhimin në përgjithësi, dhe ende nuk është e qartë se sa do jetë sasia e kërkuar realisht në vijim të viteve. Ata tregojnë, se prodhimi ushqimor do të përballet me kushte më të vështira, më thata, të nxehta. Nga ana tjetër, ata tregojnë se hapësira jonë për rritjen e prodhimeve ushqimore po zvogëlohet, teksa njerëzimi vijon të shtohet në numër.
BB thekson se një pjesë e madhe e kompanive që merren me industrinë e të mbjellave dhe farave, do të jenë në përpjekje për të realizuar një plan që në dekadat e ardhshme do të përdorin teknika që do mbledhin bashkë shumë lloje bimësh.