Një ditë pasi Alexis Tsipras u bë kryeministër i Greqisë, rajoni euros ashpërsoi retorikën e tij.
Gjermania dhe Holanda udhëhoqën paralajmërimet për qeverinë e re anti-shtrënguese greke mbi eleminimet e shkurtimeve të buxhetit që synojnë vënien e shpenzimeve nën kontroll. Të dy vendet ushtruan presion ndaj Tsipras që të miratojë shtrëngimin fiskal i cili themelon bazën për programin e ndihmës së Greqisë prej 240 miliardë euro (272 miliard dollarë).
“Gjermania nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Greqi ‘, tha për gazetarët Volker Kauder, udhëheqësi i grupit parlamentar i kristian demokratëve të kancelares gjermane Angela Merkel. ‘Kryeministri i ri duhet ta dijë këtë.’ Mesazhi ‘ne dëshirojmë mbështetjen tuaj, por jo kushtet tuaja’ nuk do të shpërfillet”, tha ministri holandez i Financave Jeroen Dijsselbloem, i cili pritet të këshillohet me Tsipras dhe Varoufakis në Athinë në 30 janar.’
Mesazhi im do të jetë se ne jemi të hapur për bashkëpunim, por që mbështetja nga Evropa do të thotë gjithashtu se grekët duhet të bëjnë përpjekjet e tyre.’