Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha tha se duhet të krijohen kushte që të gjithë të kenë akses të lirë në përdorimin e internetit. Kryeministri tha se Posta Shqiptare është duke bërë gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të siguruar këtë shërbim falas për qytetarët. Në të gjithë vendin parashikohet të ngrihen rreth 1,710 pika të ofrimit të këtij shërbimi. “Ne duam të furnizojmë me internet falas qytetarët shqiptarë dhe këtë nuk mund t’ua kërkojmë operatorëve privatë. Posta Shqiptare është e autorizuar dhe po ngre me shpejtësi të gjithë infrastrukturën dhe qytetarët do të mund të marrin internet falas. Kështu shënojmë hapin përfundimtar drejt Shqipërisë dixhitale” tha kryeministri Berisha.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.